Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë jehonin sot mes New Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi.
Eventi i 26 janarit shënon miratimin e Kushtetutës së Indisë, me akrobaci në motoçikleta, parada ushtarësh në gamilje dhe muzikë nga banda e ushtrisë.
Batalionet e ushtrisë e policisë marshuan me elegancë në bulevard, para kryeministrit Narendra Modi, por pa të ftuarit e zakonshëm nga bota, prej përballjes që vijon me pandeminë.
Edhe masa e spektatorëve të paradës ishte kufizuar në 4,000, ndërsa figurat e rëndësishme ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri.
Në paradën e sotme kishte akrobaci në motoçikleta dhe kërcimtarë tradicionalë, në kuadër të historisë dhe diversitetit kulturor të vendit.
India po i afrohet përvjetorit të 75 që prej fundit të sundimit kolonial britanik prandaj parada kishte disa shfaqje nga eventet e përpjekjes së gjatë të vendit për pavarësi.
Kryeministri Modi i bëri homazh të rënëve për pavarësi, megjithë zemërimin e shkatuar disa ditë më parë kur shoi “Flakën e Përjetshme” të të rënëve në kryeqytet.
Top Channel