Një fëmijë vetëm 22 muajsh porositi përmes telefonit të së ëmës mobilet e shtëpisë.

Madhu Kumar po surprizohej çdo ditë, pasi në shtëpinë e saj në Neë Jersey të SHBA-së mbërrinin mobilie të porositura.

“Personi i parë erdhi me kutinë, dhe e vendosi pranë derës. Më pas mbërriti një dërgues tjetër, pastaj një tjetër. Së shpejti, kutitë ngjyrë kafe mbushën shkallët e përparme. Një tjetër email mbërriti në adresën e saj se porosi të tjera ishin duke ardhur”, tha Kumar.

E gjithë situata ishte e mbuluar me mister. Edhe pse ajo i kishte parë artikujt në në Ëalmart ndërsa shfletonte për shtëpinë e re të familjes në Monmouth Junction, Kumar e dinte që nuk kishte blerë asnjë prej tyre. Ajo pyeti edhe bashkëshortin e saj, Pramod, i cili i tha se as nuk e kishte bërë. As dy fëmijët e tyre të mëdhenj nuk e kishin bërë.

Misteri mori zgjidhje. Ayaansh Kumar, vetëm 22 muajsh, djali i vogël i familjes, mori telefonin, vetëm pak çaste pasi ajo kishte ruajtur një numër të madh artikujsh në një faqe interneti të njohur për blerje.

Ndërsa nëna ende po mendonte se cilat pjesë të blinte, Ayaansh i porositi të katër pjesët e mobilieve duke e lënë nënën e tij me pothuajse 2,000 dollarë më pak në llogarinë e saj bankare.

Fëmija duket se e ka përvetësuar mirë teknologjinë, pasi ka lindur në pandeminë e COVID dhe ka parë familjen e tij duke punuar, të mësojnë online, blejnë dhe të luajnë, të gjithë nga shtëpia.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA