Bledi dhe Efi duket se janë ndjerë shumë mirë në takimin e tyre. Bledi e ka ftuar të shkojnë në studion e muzikës, ku kanë biseduar me njëri-tjetrin por nuk munguan puthjet e përqafimet.

Në një moment që Efi po i thoshte se i pëlqen ashtu sic është, Bledi nuk hezitoi që ta puthte dhe Efi duke qeshur i tha: “Avash se më trembe”.

Ndërsa gjatë bisedës duket se i bëri të qartë se nuk dëshiron ta shohë me vajzat e tjera.

Efi: Dua të vazhdoj të të njoh në këndvështrime të tjera. Po dole me ndonjë vajzë tjetër, do më acarosh nervat.

Bledi: Do të acaroj nervat apo je xheloze?

Efi: Jam pak xheloze.

Bledi: Në studio jam si në shtëpi, por edhe kur jam afër teje ndihem njëjtë si në shtëpi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA