Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Gjatë takimit Balla vlerësoi mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dinensionin parlamentar.
Sipas Ballës, Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Prita sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Teksa vlerësova mbështetjen e pakursyer të Italisë në rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, theksova nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin edhe në dinensionin parlamentar.
Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë kryesor, i pari në marrëdhëniet ekonomike-tregtare dhe vendi që nuk është kursyer asnjëherë në mbështetje të transformimit të Shqipërisë nga një diktaturë, në një demokraci funksionale.
Gjatë vitit 2021 eksportet e mallrave nga Shqipëria drejt Italisë u rritën ndjeshëm, duke arritur vlerën e 155.7 miliardë lekë apo rreth 1.2 miliardë euro në vitin 2021, duke u zgjeruar me gati 270 milionë euro
Top Channel