Aktorja amerikane Koo Stark dukej dikur si partnerja e përkryer për princin Andrew pasi njohja e tyre ishte organizuar nga miqtë në formë “takimi enigmë” dhe më tej pinë çaj me mbretëreshën.
Por më vonë u mësua se gruaja kishte luajtur role e zhveshur në një film artistik në fund të viteve 1970-të dhe presioni ndaj çiftit u shtua aq shumë sa ata u ndanë.
Dyshja ishin njohur në një takim te organizuar nga miqte e tyre pa e ditur identitetin e njëri-tjetrit në vitin 1981, kur aktorja ishte 24 vjeçe ndersa princi 21.
Koo, emri i vërtetë i së cilës është Kathleen, kishte pasur dhe një rol të vogël në serialin e njohur ‘Star Wars’ si mikesha e personazhit Luke Skywalker.
Koo thotë më vonë se ata ishin pëlqyer shpejt pas takimit të parë.
“Ai hyri në jetën time dhe shpejt u bë jeta ime,” kujtonte ajo në 2015.
Andrew e kishte prezantuar atë më pas me nënën e tij mbretëreshën e cila e pëlqente të dashurën e djalit të saj dhe e kishte ftuar disa herë për çaj.
Por marrëdhënia e tyre nisi të tensionohej pas publikimit të fotove të zhveshura të Koo nga një film i shkurtër artistik i vitit 1976 i quajtur Emily, ku ajo shfaqej dhe në një skenë erotike lesbike.
Aktorja thotë më pas se dhe princesha e ndjerë Diana i kishte ardhur në ndihmë me këshilla për jetën mbretërore.
“Diana ishte e shqetësuar, e dashur dhe mbështetëse”, shkruan Stark. “Ajo ishte vetë nën stres, edhe pse ishte prapa sigurisë së portave të pallatit.
Teksa interesi i medias mbi çiftin vazhdonte, Andrew ishte lutur për ndihmë nga pallati mbretëror, por presioni u rrit dhe çifti u ndanë pas 18 muajsh bashkë.
Pas ndarjes ajo u martua me fotografin Tim Jeffries në 1984, por çifti u nda pas një viti.
Ndërsa Princi Andrew u martua me Sarah Ferguson në 1986, për t’u ndarë gjashtë vjet më vonë në 1992.
Në akuzat e fundit ndaj princit, ajo thotë se Andrew është në thelb një “njeri i mirë”.
Por Virginia Roberts e akuzon atë se ka kryer marrëdhënie tre herë me të kur ishte nën 18 vjeç, dhe nën tutelën e rrjetit famëkeq të trafikut seksual e të pedofilisë së Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.
Princi mohon akuzat por së fundmi pallati mbretëror i ka hequr titujt zyrtarë dhe ushtarakë prej çështjes.
Top Channel