Fier – Ka arritur në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori” për për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një personi i cili ishte në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i:
K. (K). K., 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.
32-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Laboratori”, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel