Banorët e fshatit Postribë në Shkodër prej 8 muajsh vuajnë me ujin e pijshëm.

Në çezmat e tyre sa herë bie shi dhe punon gurorja që ndodhet në këtë fshat, uji në shtëpi u shkon i ndotur dhe kjo zgjat me ditë të tëra.  Pikërisht në lidhje me këtë situatë ata para disa kohësh edhe protestuan për të pasur një shërbim më cilësor, pra ujë të pastër.

Ata ankohen në Fiks Fare se situata është bërë e padurueshme  edhe pse prej dy vitesh e kanë ngritur si shqetësim pranë ujësjellësit, por deri më sot askush nuk ka marrë masa. Madje ata shprehen se janë ankuar deri në Ministrinë e Energjetikës dhe u kanë thënë se problemi i tyre është në studim.

Gurorja që punon aty për inerte shprehen banorët ngre pluhur të madh dhe me reshjet që bien ato bashkohen me ujin e pijshëm në depon e fshatit e cila nuk ka filtra. ” Unë jam banor i kësaj lagje dhe sipas ligjit nuk lejohet që në afërsi të  2000 metrave të kryhen gërmime afër burimeve dhe as mbi 60 gradë dhe kjo është 90 gradë mbi kokat tona” shprehet njëri prej banorëve.

Fiksi u interesua në  Ujësjellës Kanalizime Shkodër ku administratori Mark Molla u shpreh se ujësjellësi i fshatit është edhe i vjetër pasi është ndërtuar në 1975, është bërë dhe një rikonstruksion në kohën e ish komunës, dhe pas reformës territoriale aty nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Shkak sipas z. Molla për ndotjen e ujit është përroi i cili nga reshjet e shiut ka prurje të mëdha të cilat bashkohen me ujin e pijshëm dhe e ndotin atë.  Ai shtoi se pas protestës së banorëve institucionet zinxhirë janë vënë në punë për të bërë të mundur përfundimisht ndarjen e ujit të pijshëm nga përroi. Ai pohoi për Fiks Fare se brenda verës, në qershor problemi do të marrë zgjidhje.  “Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me AKUM- në Tiranë dhe jo pa qëllim ka qenë dhe një ekip i përfaqësuar nga zëvendësdrejtori,  i Drejtorisë së Përgjithshme të AKUM-it, Flauers Shoshi dhe nga inxhinierët e Drejtorisë Teknike të AKUM-it për këtë problem. Dhe nga dje është vënë në lëvizje nga ana procedurale teknike dhe administrative, për ndarjen përfundimisht të ujit të pijshëm nga përroi” përfundoi z. Molla.

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA