Protestë për rritjen e çmimit të qumështit të deles dhe dhisë, blegtorët: Është i njëjti çmim si para 5 vitesh
20/01/2022 09:09
Gati 150 blegtorë të Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Dropullit po organizojnë një protestë për të kërkuar rritjen e qumështit të deles dhe të dhisë.
Sipas blegtorëve, produktet po qëndrojnë në të njëjtat nivele çmimesh si para 5-6 vitesh.
Ata flasin për humbje të mëdha për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve në funksion të blegtorisë, misrit, barit, naftës, medikamenteve etj.
Ata po i drejtohen me një peticion Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar rregullimin e tregut të qumështit ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të çojnë më qumësht në punishte nëse nuk do të merren masa.
Top Channel