Luftanijet ruse e kineze mbërrijnë në Iran për manovra të përbashkëta detare (fotot)

20/01/2022 19:39

Televizionet iraniane publikonin sot imazhe të luftanijeve kineze dhe ruse që mbërrinin në brigjet lindore të Iranit për manovrat tre-ditore në oqeanin Indian.

Irani, Rusia e Kina do të nisin të premten manovrat e përbashkëta me objektiv “përforcimin e sigurisë së përbashkët”, tha komandanti detar iranian.

Njoftimi koinçidon me vizitën zyrtare të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Moskë, i cili tha dje se Teherani “nuk ka kufij në zgjerimin e lidhjeve me Rusinë”.

Manovrat vijnë gjithashtu në kohën e bisedimeve në Vienë për ringjalljen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të Iranit, ku përfshihen dhe Kina e Rusia.

Admirali iranian Mustafa Tajeddini tha se në fushatën stërvitore do të përfshihen 11 njësi detare të Iranit, tre njësi të Gardës revolucionare, tre njësi nga Rusia e dy nga Kina.

Ai shtoi se fushata do të zhvillohet në një zonë prej 17,000 kilometra katrorë në veri të oqeanit Indian.

Tajedini tha se objektivi është të “zgjerohen kapacitetet dhe gatishmëria e luftimit, si dhe forcimi i lidhjeve ushtarake mes forcave detre të vendeve pjesëmarrëse.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA