jithsej 2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë testuar 10.883 qytetarë.
MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKPK), 25 për qind e rasteve të testuar kanë rezultuar pozitiv.
Një ditë më parë, më 19 janar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,050 raste të infektimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht në Kosovë me COVID-19 janë 9,771 raste.
Gjatë së enjtes, më 20 janar, 2022, kryeministri i Kosovës, ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Top Channel