Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë në raportin e fundit për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kËh energji elektrike në muaj.
“Subvencioni i dhënë nga Qeveria e Kosovës efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve si biznes të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë deri në 600 kËh për
muaj”, thuhet në raport,.
Në raport, ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kwh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh.
Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kwh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.
Nëse Qeveria nuk i ndan subvencionet, ZRRE thotë se e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës edhe për kategoritë tjera.
Në këtë rast, ZRRE propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë.
Top Channel