Përkthyesi i ndërpret fjalën Ramës, kryeministri i drejtohet ashpër: Më lër të mbaroj!

17/01/2022 18:35

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është pjesë e ceremonisë së restaurimit të xhamisë Et’hem Beu në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në shqip, përkthyesi në turqisht i ka ndërprerë fjalën Ramës, i cili i është kthyer ashpër.

“Të lutem mos ma ndërprit fjalën, më lër të mbaroj”, tha Rama.

Ndërsa ai i ka kërkuar ndjesë, pavarësisht se ka vijuar që t’ja ndërpresë fjalën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA