Thiesen ishte një nga 22 fëmijët e etnisë Inuit që u morën nga shtëpitë e tyre pa e ditur se do të ktheheshin në një eksperiment të dështuar shoqëror të autoriteteve të Danimarkës.
Shumë nga fëmijët 5 deri në 9 vjeç nuk do të shikonin më ose jetonin më me familjet e tyre, dhe do të bëheshin të harruar ose të marxhinalizuar në tokën e lindjes.
Groenlanda është një koloni e Danimarkës dhe në vitet 1950 e 1960 banorët atje vuanin nga nivele të larta varfërie e vdekshmërie, thotë Einar Lund Jensen, studiues i Muzeumit Kombëtar të Danimarkës.
Qëllimi i autoriteteve daneze ishte “të krijonin danezë të vegjël që do të bëheshin më pas akademikë, modele qytetarie për Goenlandën”, thotë Jensen, i cili ka hartuar një raport të porositur nga qeveria për eksperimentin.
Qeveria daneze që kërkonte të modernizonte koloninë e saj arktike, çuditërisht mori idenë nga grupi “Save the Children Denmark” që sugjeroi të sillnin fëmijët inuitë në vend për t’i kthyer në “danezë” me supozimin se “shoqëria daneze ishte superiore ndaj shoqërisë groenlandeze”.
Por pas një vit e gjysmë jetese në Danimarkë, shumica e fëmijëve u rikthyen në Groenlandë për të jetuar në një jetimore të drejtuar nga një tjetërt grup bamirësie “Kryqi i Kuq Danez”, në Nuuk, të ndarë nga prindërit e tyre dhe duke u ndaluar të flisnin gjuhën e tyre të lindur.
Ata tashmë konsideroheshin të huaj nga groenlandezët dhe shumë u kthyen në Danimarkë ku arritën moshën e rritur.
Por thuajse të gjithë krijuan probleme mendore dhe abuzim me substancat më vonë gjatë jetës, mbetën të papunë dhe të pastrehë, në një dështim total të sjellë nga eksprimenti social i ideuar mbi ta, thotë Thiesen.
6 prej tyre janë sot të gjallë. “Qeveria daneze na mori indentitetin dhe familjen”, thotë 76 vjeçarja Kristine Heinesen. Duke ecur mes një varreze në Copenhagen ku janë të varrosur disa nga miqtë e saj të eksperimentit makabër, Heinesen pranon se jeta e saj është përmirësuar disi pas ditëve në jetimore.
Grupi i “mbrojtjes” së fëmijëve Save the Children kërkoi ndjesë në vitin 2015 për pjesën e tyre në eksperiment, ndërsa qeveria daneze e bëri pesë vjet më vonë pas presionit nga grupet e aktivistëve, por ka refuzuar të kompensojë të mbijetuarit.
Qëllimi i eksperimentit siç u mësua më vonë ishte rekrutimi i fëmijëve ne lojen shoqerore te dominimit, thotë Jensen. Por në shumë mënyra ajo që u ndodhi fëmijëve ishte efekti shkatërrimtar i shfarosjes kulturore gjatë epokës kolonialiste, thotë studiuesja vendase Krala Jessen Williamson. “Në epokën koloniale kishte një zhdukje të kulturës unike, e marrëdhënies me tokën, e gjuhëve të ndryshme me qëllim socializimin dhe integrimin me shtetin kolonial”, shton ajo./CNN/
Top Channel