Të pastrehët shpëtohen nga ngricat/ Bashkia e Tiranës i merr nga rruga dhe i dërgon në strehëza

16/01/2022 20:00

Temperaturat e ulëta në stinën e dimrit kthehen gati në luftë për mbijetesë për të pastrehët.

Nuk janë të pakta rastet kur persona të pastrehë e kalojnë natën jashtë në rrugë apo cepave të pallateve.

Për t’iu ardhur në ndihmë, skuadrat e bashkisë monitorojnë edhe gjatë orës së natës. Pasi identifikojnë raste të tilla, i dërgojnë në Strehëzën e Tiranës. Aty u ofrohet strehim dhe ushqim.

 “Pritet nga stafi psiko-social, ofrohet ushqim, strehim dhe behet vlerësimi me i thelle i rastit. Ne bashkëpunim me qendrat komunitare zhvillohet plani afatgjate për integrimin e rastit. Qëllimi është që rastet te marrin shërbimet e  nevojshme për tu riintegruar ne komunitet”, shpjegon drejtoresha e Qendrës Komunitare të Terrenit, Aida Isaraj.

Gjatë këtyre ditëve të ftohta është më i madh numri i personave që kanë nevojë për tu strehuar në qendër, momentalisht janë 28 të tillë.

 “Në terren bëjmë monitorim ne 24 orë në 7 ditë të javës, merren raportime te ndryshme, mund te ketë me shume se 5 raste ne dite, sidomos ne këto dite te ftohta numri i rasteve është edhe më i madh”, thotë Isaraj.

Përmes grupeve të terrenit dhe raportimeve të qytetarëve, në dy vitet e fundit është ulur numri i të pastrehëve në rrugë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA