Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të kryeqytetit, çdo ditë të javës e veçanërisht në fundjavë, si dhe nisur nga parkimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, që bëhen pengesë për lëvizje të lirë të mjeteve dhe krijojnë pengesa e fluks në lëvizje, Policia Rrugore e Tiranës, ka riorganizuar shërbimet në forma të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve.
Gjatë 48 orëve të fundit:
Janë arrestuar 9 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;
📌 Janë proceduar administrativisht 34 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;
📌 Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 25 drejtues automjetesh sportive;
📌 Janë proceduar administrativisht 71 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;
📌 Janë proceduar administrativisht 147 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
📌 Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 44 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
📌 Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 23 drejtues mjetesh;
📌 Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 78 drejtues mjetesh;
📌 Janë proceduar 456 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
📌 Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 15 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.
Top Channel