Janë goditur 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje në Durrës, ndërsa policia ka proceduar penalisht 6 persona.

Policia ka kapur dhe proceduar penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” shtetasit L. L dhe N. Xh, pasi janë kapur duke transportuar me kamionët e tyre inerte të cilat i hidhnin në Porto Romano, Durrës.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit:

M. B., pasi është kapur duke bërë ndërtim pa leje.

S. J., pasi afër banesës së saj ka djegur mbetje të ndryshme duke shkaktuar ndotje të ajrit .

I. H., pasi duke djegur mbeturina zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 1 dynym, me ullinj e shegë, në pronësi të shtetasit S.GJ.

Si dhe shtetasi G.T, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Shkafane, duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA