Familjarët surprizë/ Si reagon Bora Zemani, flet vëllai: Kishim shumë zënka, ja kur u përqafuam për herë të parë

15/01/2022 22:55

Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por para disa ditësh ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Për’puthen Prime ka sjellë disa momente nga ditëlindja e saj, së bashku me fjalët e familjarëve, të cilat Bora nuk i priste.

Babai: 30 vjet kujtime kam. Dikur e merrja unë për dore, sot më merr Bora për dore.

Nëna: Që në momentin që lindi, ishte si një kukull e bukur dhe e vishja gjithmonë me fustane të bukura. Bora ka shumë gjëra të bukura por më vinte për të qeshur kur i thonim hajde bëjmë disa fotografi. Merrte disa poza, hipte mbi televizor. Jam krenare për çfarë ka arritur deri tani.

Vëllai: Kemi 6 vite diferencë, unë jam më i madhi. Shumë zënka kemi pasur kur ishim të vegjël.Duke u rritur jemi afruar. Kur ka qenë e vogël, u vra tek këmba. Më dhimbi shumë, u preka direkt. E përqafova direkt, nuk ishim përqafuar asnjëherë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA