Regjistër kombëtar i pasurive/ Të gjitha pronat në një listë për të ndalur informalitetin në ekonomi

14/01/2022 19:07

Tatimet do të hartojë një regjistër të aseteve të tatimpaguesve për pasuri të tundshme e të patundshme.

Krijimi i kësaj database është parashikuar në programin e reformave ekonomike 2022-2024, draft i cilit është hedhur për konsultim publik nga Financat dhe vjen si një ndër shtyllat e strategjisë gjithëpërfshirëse në luftën kundër infomalitetit.

Ngritja e një regjistri të tillë synon të bëjë vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve duke përdorur një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tyre si dhe kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë.

Në lupën e tatimeve do të jenë subjektet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve dhe tashmë është lajmëruar nisja e aksionit në terren duke nisur nga Marsi i këtij viti për këtë qëllim, pas analizave që Administrata Tatimore do të kryejë.

Ministria e Financave ka deklaruar se në rast se subjektet nuk reagojnë ndaj thirrjes së Tatimeve deri më 20 janar, që është edhe afati i fundit për vetëkorrigjimin e pagave të punonjësve nga ana e bizneseve ku tashmë 10 550 subjekte kanë marrë letrën këshilluese, ato do të bëhen objekt kontrolli dhe hetimi tatimor.

Veç tyre, në fokus të kontrolleve për evazion fiskal do të jenë edhe bizneset që nuk deklarojnë shpenzimet për faturat e energjisë apo ato me rritje të të ardhurave apo ato që nuk përmbushin detyrimet tatimore.

Në këtë kuadër, Tatimet kanë planifikuar të shumëfishojnë kriteret e riskut për këto subjekte deri në 101 të tilla deri në fund të strategjisë në vitin 2024, ku sektorët më me risk ku edhe do të përqendrohen kontrollet rezultojnë tregtia, ndërtimi dhe sektori i turizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA