24/05 15:52
Real Madridi ka arritur ta fitoj takimin gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës 3-2.
Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme në stadiumin King Fahd International në Riyadh të Arabisë Saudite, ku fituesi u mësua vetëm pas vazhdimeve.
Vinicius Junior, Karim Benzema dhe Federico Valverde ishin autorët e golave për Los Blancos, derisa Luuk De Jong dhe Ansu Fati realizuan për Barcelonën.
Por nota më e lartë nga ‘SofdaScore’ ka shkuar për sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele i cili bëri një ndeshje të madhe (9,5). Me notë të madhe u vlerësuan edhe Karim Benzema (8,4) dhe Vinicius Junior (7,1). Nota më e ulët në këtë takim shkoi për treshen braziliane Eder Militao, Casemiro dhe Dani Alves.
Top Channel