Gjesti i bërë nga Xheisara që ka irrituar Arbrin ka filluar të përdoret si shaka nga banorët. Teksa po zhvillojnë provën që të rrinë brenda kutive, por të mos mbështeten në mure por vetëm tek njëri-tjetri, Xheisara shkoi pranë Tanit dhe Eltonit.

Në një moment Tani i thotë: “Mos fut duart”.

Ndërsa Xheisara i përgjigjet me ironi: “Aman se e kam të dashurin shumë xheloz. Ka dhe dorë. Na rreh dhe mua dhe ty.”

Kujtojmë se para disa ditësh, prekjet e shpeshta të Xheisarës gjatë komunikimeve e nervozuan Arbrin.

Ai i acaruar i ka kërkuar asaj të ndërpresë këto

‘’Unë jam i dashuruar dhe jam serioz në atë që ndjej. Unë në formë shoqërore ia kërkova Xheisarës të mos e bëjë më atë veprim. Është mirë që të ndahen gjërat që në fillim’’,- tha ai.

‘’Unë e kam timen atë formë, e bëj shpesh me njerëzit që rri shumicën e kohës. Nuk të kam prekur me qëllim. Respekti për partneren tregohet në forma të tjera’’,- iu përgjigj këngëtarja.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA