Kukësi, stërvitje me distancim/ 7 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit janë infektuar me Covid

13/01/2022 19:31

Skuadra e Kukësit është rikthyer sot në stërvitje pas disa ditësh pushim, për të qëndruar më tepër të distancuar nga njëri-tjetri për shkak të pozitivitetit të 7 lojtarëve dhe 3 pjesëtarëve të stafit të skuadrës verilindore.

Edhe në këtë seancë stërvitore skuadra ka qëndruar thuajse e izoluar vetëm e rrethuar nga lojtarët dhe stafi pa patur kontakte nga jashtë, madje duke mos lejuar as mediat të afrohen, kjo me një kërkesë të veçantë të trajnerit Longo i cili gjithashtu është me temperaturë dhe nuk ishte në seancën stërvitore, por testi për momentin i ka dalë negativ.

Megjithatë skuadra verilindore nuk ka qëndruar pasive në merkato, madje ditët e fundit është përfolur për një interesim të mundshëm për ish-lojtarin e Juventusit dhe kombëtares italiane Sebastian Xhovinko, një njohje e trajnerit Longo në kohën kur kanë bashkëpunuar tek Al Hilal në Arabinë Suadite.

Top Channel ka kontaktuar me menaxherin e Giovincos i cili konfirmon:

Raffaele Petrellese: Giovinco dhe Mr. Longo kanë patur një bisedë sepse janë miq që nga koha kur ishin tek Al Hilal. Për momentin nuk kemi një ofertë, apo diçka të ngjashme, thjesht një bisedë mes miqsh. Kemi oferta nga shumë vene të botës por do të shohim për të mirën për karrierën e Sebastian dhe familjen e tij.

Giovinco që prej muajit gusht të vitit të shkuar qëndron pa skuadër në moshën 34-vjeçare dhe klubi i fundit i tij është Al Hilal në Arabinë Saudite ku është aktivizuar për dy sezone.

Ndërkohë që sa i përket përgatitjeve për rifillimin e kësaj kampionati Kukësi ndeshjen e saj me Dinamon do ta zhvillojë të mërkurën për shkak të situatës me Covidin në ekip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA