Protesta e 8 janarit, e thirrur nga Sali Berisha kishte në fokus shkarkimin e Lulzim Bashës, gjë që nuk ndodhi për shkak se protestuesit nisën shqyerjen e dyerve dhe thyerjen e xhamave në katin e parë të godinës të selisë së PD.

Deputetët e PD që ndodheshin në katin e dytë të selisë duke mbajtur një mbledhje me kryedemokratin, kërkuan ndërhyrjen e policisë dhe këta të fundit shpërndanë menjëherë protestuesit.

Flamur Noka, mbështetës i ish kryeministrit Sali Berisha ishte i ftuar në “Top Talk”, ku hodhi akuzën ndaj Lulzim Bashës duke thënë se përdori gaz karbonik helmues ndaj protestuesve. Për këtë i referohet personave që dilnin nga ballkonet apo dritaret dhe hidhnin gaz për të larguar protestuesit që kishin marrë shkallë dhe tentonin të hynin brenda selisë së PD.

Flamur Noka: Për çfarë sakrifikuan demokratët? Për çfarë luftuan 8 vite që të ushqehet Luli dhe demokratët të rrinë rrugëve? Po ke parë në një vend demokratik që njerëz të paautorizuar të përdorin gaz lotsjellës? Ku e gjetën këta? Pe ndonjë prej protestuesve të kishte gaz lotsjellës? Ku e gjetën? Jua ka dhënë Edi Rama.

Denis Dyrnjaja: Nuk e di se çfarë ishte, thanë që janë bombola zjarrfikëse.

Flamur Noka: Edhe më keq. Ato janë të gjitha me bazë karboni dhe janë lëndë helmuese për trupin. Unë jam mjek. Të gjitha janë me bazë karboni dhe janë helmuese. Pra Lulzim Brava ka helmuar qindra dhe mijëra demokratë atë ditë. Kjo është e faktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA