Çifti më i ri, Einxhel dhe Dagz, janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krah njëri-tjetrit.
Së fundmi teksa kanë qenë duke biseduar bashkë, një pyetje e DAGZ drejtuar bukuroshes dhe përgjigja e kësaj të fundit na lanë të kuptojmë se dyshja paskan plane serioze me njëri- tjetrin!
“A do e bëje një fëmijë me mua?”, e pyet Arbri Einxhel.
Kjo e fundit i kthehet duke qeshur: “Pse mos ta lëmë ty meqë ti e ke barkun”.
Dj Dagz dhe Einxhel mesa duket kanë plane për të ardhmen, madje këtë gjë e ka treguar edhe moderatorja me anë të një dëshirë që i shprehu partnerit. Ajo tha se ka frikë, por pavarësisht dëshirës që t’i kthehet normalitetit, dëshiron që të qëndrojë e mbyllur me DJ Dagz.
Einxhel: Kur të dal, dua të takoj njerëzit e mi, shoqërinë, të mblidhem me ata, të pi, t’i takoj, të dal edhe pse një dëshirë brenda vetes më thotë që të mbyllem me ty dhe të rri vetëm me ty. Më duket se kur të dal, nëse nuk do rrimë shumë bashkë, do na largojnë njerëzit, situatat dhe do bëhet një gjë mes nesh që do të distancohemi.
Duke pasur parasysh si jam unë e si je ti, nuk dua të mërzitemi për një llaf goje apo për një situatë, do të doja shumë që të jemi në të gjithë situatat dhe të përpiqeshim të rrinim të gjithë kohën bashkë, të paktën kur të dalim. Kam shumë frikë çfarë ka ndodhur jashtë gjatë gjithë kësaj kohe.
DJ Dagz: Edhe unë.
Top Channel