Një ndeshje shumë e keqe, një rezultat i shëmtuar dhe e gjithë tifozëria e Milanit kundër tij.
Rikthimi i Jose Mourinhos në “San Siro” rezultoi I hidhur, më Romën që u mposht 3-1 dhe e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak (Karsdorp dhe Mancini u ndëshkuan më karton të kuq).
Një disfatë e rëndë për t’u pranuar edhe për sjelljen e të tifozëve në stadium. Trajneri luzitan, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka ironizuar pikërisht ata që e vërshëllyen dhe e ofenduan në “San Siro”. “Kur e shoh se si ka reaguar “San Siro”, më jep një kënaqësi të madhe. Tre vite më parë pronarët e Milanit më kërkuan të merrja drejtimin e kësaj skuadre por unë refuzova dhe tani më vjen shumë mirë që kam marrë këtë vendim.”
Jose Mourinho nuk ndryshon kurrë, e gjen përgjigjen e duhur në çdo rast e për çdo rrethanë. Dhe fakti që ka fituar gjithçka me Interin, rivalin e përjetshëm të Milanit, është argument i mjaftueshëm për t’u urryer nga tifozët e “Djallit”.
Top Channel