Alda Bardhyli

“…Ti je në Romë o e dashura ime. Tani qesh me frikën time, dhe mendoj se Cesari dhe shokët e tij, edhe pse janë të luajtur mëndsh nuk do të guxonin kurrë të bënin një marrëzi të tillë. Megjithatë, ti e sheh se një burrë që dashuron, ka edhe frikë…”. Nga qyteti I lashtë I Lacios, patrici I ri Vinici, I shkruante këto rreshta Licias, vajzës së ndrojtur të mbretit svev, rritur në Romë dhe e edukuar me fenë e krishterë.

Një nga historitë më të bukura të dashurisë, në letërsinë e fillimit të 1900-tës, shkruar nga nobelisti polak Henryk Sienkieëicz, ka ardhur më në fund në gjuhën shqipe, nën përkthimin e Laura Lekës dhe botimet Fishta. Dhjetëra letra dashurie që Vinici ia niste Licias, teksa udhëtonte deteve, duke iu shmangur konflikteve me Cesarin, ravijëzojnë një histori pasioni, që, si cdo e tillë është mënyra më e mirë për të lexuar kohën kur ka ndodhur. ”Cezari, I ulur në timon, I mbështjellë me një togë të purpurt, I këndoi një himn detit, të cilin e kishte kompozuar një natë më parë. Në ca varka të tjera na ndiqnin skllevër indianë, që u binin disa lloje qestesh të ndërtuara me guaska deti, ndërsa rreth e rrotull nxirrnin kokën delfinë të shumtë, dhe dukej sikur nga thellësitë e Anfritit I thërriste e tërhiqte muzika. A do të dish se cbëja unë? Mendoja për ty, e psherëtija nga dëshira e flaktë. Dëshiroja ta merrja gjithë detin me vete, bunacën, muzikën dhe ta dhuroja ty.”, shkruan ai.

Vepra voluminoze e shkruar më shumë se një një shekull më pare, “Quo Vadis, mbetet edhe sot e kësaj dite një klasik I mirëfilltë I letërsisë me karakter historik, duke I folur kohës që jetojmë me një lehtësi mahnitëse.

Shkrimtari Italo Calvino shprehej se: “Quo vadis” na thotë gjithnjë dicka të re, duke na ofruar këndvështrime të reja sa herë e marrim në dorë. Quos Vadis na tregon se historia përsëritet, epoka dhe rendi I vendosur njëherë e mirë, regjime apo periudha të errëta që duken si të përhershme, përmbysen për tu zëvendësuar nga kohë të reja. Historia ka ciklet e veta dhe njerëzimi, edhe pse në dukje I dobësuar, del përherë e më I fortë. Në shekullin e XXI, ku zhvillimet globale e kanë vendosur njerëzimin përballë presioneve të reja, Quo Vadis vjen si një lexim, I cili evokon rëndësinë që kanë sistemet, shoqëritë, kombet për një ripërtëritje të vazhdueshme morale. Madhështia e festave të Palatinit, vuajtjet e të krishterëve në katakombet e Romës, deliri i perandorit romak, megallomania e despotit, tregojnë në vepër pikërisht nevojën që kishte masa e thjeshtë, por dhe klasa sunduese për përtëritje morale, pasi po kuptonin se si mënyra e jetesës pagane dhe zakonet amorale kishin arritur në një pikë kulmore që nuk mbante më.

Romës fuqisë më të madhe politike të kohës, vendit që sundonte gjithë Mesdheun, I nevojitej një frymë e re. Këtë frymë po e sillte me vete Krishtërimi që po lindte e po përhapej dalngadalë në gjithë perandorinë. Në këtë kryevepër gjejmë suspension e historisë nën sfondin e Romës së viteve 60-të pas Krishtit, që të rrëmben, humorin dhe tragjedinë, historinë, mjediset e Romës, bestytnitë e romakëve dhe mënyrën e tyre të jetesës, personazhe tërheqës që mbeten gjatë në kujtesë.

Një lexim I vonë në shqip I kësaj vepre të rëndësishme të letërsisë botërore, është një njohje jo vetëm me historinë, por dhe me letërsinë e madhe e cila ka aftësinë të jetë pa kohë.

Quo Vadis, Domine? (Ku po shkon zotëri). Kjo është e fjalia që mbyll fundin e një historie shkruar nga Sienkiewicz, më shumë se një shekull më parë, një pyetje që artikulohet ende diskursin publik sot.

Top Channel