Duket e largët koha kur pyjet oshëtinin nga tingujt e fyellit. Ishin barinjtë që me aq pasion thurnin melodi, një traditë e bukur shqiptare që vazhdon t’i rezistojë kohës.

Zona e Gramshit njihet për grupin e fyelltarëve të cilët me fanatizëm ruajnë identitetin e tyre. Neim Sharku ka mësuar ti bjerë fyellit nga gjyshi e po kështu ta gdhendë atë.

Vlerën e një kombi e bën tradita, por ndërkohë që ajo zbehet nevojiten strategji të reja dhe mbi të gjitha vlerësim.

Rrjedhja e tingujve në ato vrima fyelli i kombinuar me lodrimin e gishtave mbetet një melodi shpirti që ende gjeneron emocione. Melodia baritore traditë e djemve të staneve duhet të ruhet si një nga reliket më të bukura shqiptare ndërsa grupi i fyelltarëve po tenton ta përfshijë atë në pasuritë e UNESCO-s.

Top Channel