Monika Spahivogli, nga Tirana pasi kaloi një periudhë jo të mirë në jetën e saj shpëtimin e gjeti tek arti.
Monika me duart e saj mund të transformojë plastikën, hekurin apo dhe letrën. Ajo është në gjendje të transformojë një orendi të vjetër në një objekt të ri.
Monika Spahivogli: Të krijosh një kartolinë nëpërmjet kartopicetave është shumë e thjeshtë. Unë kur dua të dërgoj një kartolinë e realizoj vetë nuk e blej. Këto kartopiceta i kam marrë më dizajn festash duke qenë së jemi në një atmosferë të tillë. Kjo teknikë e ka emrin dekupazh. unë bëj dekupazh në pecetë bukë, në mobile e kudo.
Ky është në abazhur që Monika e ka realizuar me fije spango, ndërsa këto disa zbukurime për festat e fundvit. Në shtëpinë e Monikës nuk hidhet asgjë, në pak minuta ajo e riciklon dhe i jep një tjetër funksion.
Monika Spahivogli: Unë kam bërë dhe shumë piktura dhe disa e falja por tani jo më. pasi im bir më tha që gjëja e falur nuk vlerësohet. Dikur pikturat e mija i lija tek shkallët e pallatit me pusullën ” mere është e jotja” dhe aty zbulova se i merte gjithnjë i njëjti person. Ndërsa sa i përket craftin ose artizanatit unë eksportoj me çdo gjë. Mbyll sytë dhe krijoj pa e ditur dhe vetë se çfarë do të bëj.
Artizanja thotë se është e gatshme t’i dhurojë punët e saj atyre personave që e duan artin si vetë ajo.
Top Channel