I rrëmbyeri kur ishte 4 vjeç, gjen nënën 33 vjet më vonë pasi krijoi hartën e fshatit nga ishte marrë (fotot)

03/01/2022 17:36

Li Jingwei ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye nga një fqinj në provincën kineze Yunnan dhe u trafikua rreth 1,000 milje larg.

Mrekullisht ai është bashkuar me nënën e tij 33 vjet më vonë.

Për të arritur këtë vetëm me kujtesën e tij burri krijoi gradualisht hartën e saktë të fshatit nga ishte rrëmbyer dhe rrugën e kryer gjatë largimit.

Rrjedhimisht ai ishte shitur te një familje që e rriti si te sajin, por djali nuk e harroi kurrë rrëmbimin dhe familjen e lindjes.

Teksa rritej ai përpiqej të kujtonte, dhe me laps krijoi hartën e zhvendosjes, duke mbajtur shënime që të mos harronte.

Muajin e kaluar 37 vjeçari Li, 37, postoi online vizatimet e tij dhe iu lut publikut ta ndihmonte që të kthehej në shtëpi.

Li raportohet se më pas i kishte treguar hartën nënës së tij, ku kishte vizatuar pyje me pemë bambuje dhe fusha orizi.

Pas takimit me familjen e tij biologjike, Li tha se ishte nxitur të niste iniciativën e tij nga bashkime të tjera kohët e fundit, të fëmijëve të rrëmbyer.

Rrëmbimet dhe trafikimi i fëmijëve të vegjël në Kinë ka qenë një problemi vjetër.

Kjo vinte prej kufizimeve të mëparshme ndaj çifteve për të lindur si dhe prej preferencave tradicionale për fëmijë djem, të cilat nxisnin tregun e zi të bebeve e fëmijëve.

Nuk ishte e qartë nëse familja që rriti Li do të ndiqej penalisht dhe as identiteti i rrëmbyesit të tij 33 vjet më parë.

FOTO GALERI
2/3
Me kujtesën e tij burri krijoi gradualisht hartën e saktë të fshatit nga ishte rrëmbyer dhe rrugën e kryer gjatë largimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA