Alarm në Poloni/ Kërcënohet me jetë kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, mblidhen me urgjencë policia dhe agjencitë e sigurisë 11/10 16:38
Një i vdekur dhe disa të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi të armatosur kundër kryeministrit të Haitit, Ariel Henry.
Ngjarja ka ndodhur dje, më 1 janar, në qytetin e Gonaives.
Kryeministri dhe shoqëruesit e tij po largoheshin nga një kishë, ku sapo kishte përfunduar një festë e përvjetorit të pavarësisë, kur një bandë e armatosur hapi zjarr.
Ka pasur një përplasje me forcat e sigurisë dhe një person ka mbetur i vrarë, ndërsa fatmirësisht kryeministri nuk ka pësuar lëndime.
Top Channel