“Më shau serbisht”. Ky ishte komenti i Antonelës që nevrikosi keq Big Mamën, e cila rreth një javë më parë la shtëpinë e Big Brother prej debatit me tone të ashpra.
Në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, Antonela u eliminua nga BBV dhe për këtë ka folur Big Mama në emisionin “Ftesë në 5”.
Big Mama: Më me rëndësi është që të më dojë populli. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, e provova veten time dhe aty që jam hiperaktiv, durova deri në një moment dhe plasi.
Nuk e kam njohur Antonelën dhe e kam ndjekur në Instagram dhe më kanë acaruar. Unë jam njeri shumë i mëshirshëm edhe pse dukem agresive, zemrën e kam pulë. Kur u futa brenda, më foli ana njerëzore e imja dhe thashë do i japësh mundësinë të njohësh si është secili karakter. Kontakti i parë e bëri Antonelën, ditën e parë më bëri provokim dhe pas saj më tha do të ta liroj dollapin tim, thashë qenka njeri i mirë.
Një njeri vetëm me të mira mund të më shkatërrojë mua. Kulmi ishte në prime kur u mundua të më prekë në pikën me bazë nacionale. Unë nuk kthehem prapa dhe 1000 herë jam menduar që të mos gaboj.
Top Channel