Qeveria spanjolle arrin marrëveshjen me sindikatat e punës sipas kërkesës së Brukselit (fotot)

28/12/2021 20:02

Ministrja spanjolle e punës Yolanda Diaz njoftoi sot se qeveria ka arritur marrëveshjen me sindikatat dhe punëdhënësit për reformat e ligjit të punës.

Reforma e kërkuar nga Brukseli do të votohet në janar dhe ishte kusht për lirimin e miliarda euro fondeve ndihme koronavirusi nga BE.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike  por besohet se ashpërsojnë tregun e punës me kontrata të përkohshme, skema ritrajnimi dhe shtim të fuqisë së punëdhënësve .
Qeveria e majtë e kryeministrit Pedro Sanchez ka negocjuar prej muajsh  reformën me dy sindikatat kryesore të vendit.

Ndryshimet ishin një nga reformat e kërkuara nga Brukseli në këmbim të paketës së plotë të 140 miliardë euro ndihma për Madridin nga KE.

Ajo do të zëvendësojë ligjin spanjoll të punës të aprovuar në 2012, i cili gjithashtu ishte kritikuar për reduktim të sigurisë së vendeve të punës dhe shpërblimeve.

FOTO GALERI
1/5
Reforma ka shkaktuar me heret protesta per reduktimin e te drejtave te punetoreve

Top Channel