Një debat i ashpër ka nisur mes Antonelës dhe Einxhel. Gjithcka ka nisur nga fakti që Antonela është ndjerë keq që Einxheli nuk i është afruar në asnjë moment pas përplasjes me Big Mamën. Antonela ka thumbuar vazhdimisht Einxhelin që të kërkojë gjëra prej Big Mamës.

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme kanë diskutuar për këtë cështje. Antonela tha se i kanë bërë cudi sjelljet e Einxhelit, ndërsa kjo e fundit tha se e pëlqen tipin e Antonelës dhe Big Mamës.

Antonela: Debati ka filluar se më habiti sjellja me Bigun sepse na ka sulmuar të dyjave kur ka ardhur nga jashtë dhe realisht një ndryshim në karakterin tim nuk e bëj nga sot në darkë deri nesër në mëngjes. Afrimiteti i Einxhel me Bigun më habiti. Më kanë bërë çudi shumë sjellje të Einxhelit. Kemi qenë afër. Pavarësisht të gjithave kam thënë që nuk kam ardhur as për shoqëri, por nëse shoqërohem me dikë, nuk jua kem besën 100% dhe më kanë dhënë një impresion të parë që ka ndryshuar dhe pastaj kthehet sërish të impresionit të parë. Viktimizohesh gjithmonë që bien në qafë.

Einxhel: Patëm një përplasje se dhashë mendimin tim dhe jam shprehur që këtë dua ta njoh, jo ta paragjykoj. Kam nisur ta njoh dhe duke ditur karakterin e saj dhe timin, jemi të dyja ekstroverte dhe jo introverte, ndoshta jam pak më e qetë ose më e pjekur prej moshës dhe kemi shkuar mirë. Arsyeja pse kam thënë atë gjë ishte se thashë atë që mendoja. Nuk e di çfarë leverdie kam unë të përkrah Big Mamën. Unë kam thënë që një karakter dinamik si Big Mama dhe Antonela më pëlqejnë se më duken dinamik.  

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA