U deshën vetëm minuta që reshjet e dendura të shiut të mbulonin rrugët më kryesore të qytetit të Lezhës.

Me sa duket problemi i kanalizimeve nuk ka ende një zgjidhje për rrugët kryesore që përmbyten sa herë ka reshje shiu të dendura.

Ndërkohë probleme nga moti i keq ka pasur edhe në qytete të tjera.

Situata në Durrës paraqitet më e rënduar në lagjen nr.18, te kryqëzimi pranë stadiumit ”Niko Dovana”.

Nën ujë në këtë zonë janë jo vetëm rrugët, po dhe një pjesë e trotuareve, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa në Vlorë moti i keq, me dallgë që arrijnë 6-7 ballë në gjirin e Vlorës e bën të pamundur lundrimin e anijeve të vogla.

Si rrjedhojë, ndalohet dalja në det mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA