Drejtësia duket se u vendos në vend.

Donaldi ka qenë banori i cili me rrengjet e tij ka arritur të trembë thuajse të gjithë banorët.

Momentet që ai ka shkaktuar kanë qenë tepër qësharake duke shkrirë gazit të gjithë shtëpinë.

Jo të pakta kanë qenë herët kur ata janë përpjekur të marrin hak por pa rezultat.

Ka qenë Beatrix ajo që duket se më në fund ka çuar në vend dëshirën e shumicës prej banorëve.

Teksa Donaldi po bisedonte në dhomën e ndenjes, ishte Beatrix e cila duke u zvarritur i afrohet karriges së tij.

Menjëherë sapo e kuptoi çfarë po ndodhte, Donaldi ktheu kokën duke u trembur dukshëm nga situata që pa.

“Ua sa më ke trembur, kujtova se po ndizje ndonjë çakmak”,- tha ai pas situatës ankthioze.

Top Channel