Dorëzohen 97 banesa në Lezhë/ Banesat i përfituan qytetarët që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

24/12/2021 00:59

Në Lezhë një bllok prej 97 banesash të reja të ndërtuara me standardet bashkëkohore, janë gati për të mirëpritur banorët, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri vizitoi disa prej apartamenteve të përfunduara, si dhe disa objekte arsimore në rindërtim e sipër.

Më vjen jashtëzakonisht mirë vërtetë sepse këtu, jo vetëm janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura, më të forta dhe kur erdha, po shikoja pallatin përballë dhe po imagjinoja se si tani si komshinjtë do rrinë duke i parë sikur ata të shkretët kanë faj që nuk i ka rënë tërmeti atyre.

Procesi i rindërtimit pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA