Tifozët e Arsenal “dashurohen” pas portierit të tyre, festoi duke puthur tifozerinë kundërshtare

20/12/2021 18:37

Arsenal mori fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti me rezultatin e thellë 1-4, skuadrën e Leeds United. Topçinjtë e siguruan fitoren që në pjesën e parë falë një dygolëshi të Martinellit dhe një tjetër realizimi të Saka. Në pjesën e dytë, golit të Raphinha iu kundërpërgjigj Smith Rowe, ndërsa një episod që tërhoqi shumë vëmendjen ishte festa e portierit të Arsenal, Aaron Ramsdale.

Ky i fundit ishte i shqetësuar gjatë gjithë kohës për shkak të ofendimeve nga tifozeria kundërshtare, mirëpo kjo nuk e pengoi të festonte në sytë e kundërshtarëve golat e shokëve të skuadrës dhe t’i nervozonte më shumë kundërshtarët.

Fillimisht, 23-vjeçari feston me gjuhën jashtë, ndërsa në vazhdim edhe iu dërgon puthje tifozerisë kundërshtare, e cila me siguri është ndjerë keq. Për këtë arsye edhe tifozët e Arsenal, e kanë kthyer në idhull Ramsdale ndërsa disa prej tyre i kërkojnë klubit t’i japë shiritin e kapitenit.

Sakaq, Ramsdale është transferuar në këtë sezon te Arsenal nga skuadra e Sheffield United, për shifrën e 28 milionë eurove, ndërsa ishte parashikuar të ishte portieri zëvendësues i Leno, mirëpo së fundmi ia ka “vjedhur” postin gjermanit./ SS

Top Channel