VIDEO/ Eurogola dhe gafa, Kukësi mposht Partizanin me përmbysje dhe kap kreun

19/12/2021 19:00

Kukësi rigjen fitoren në Abissnet Superiore pas dy javësh, duke marrë 3 pikë tepër të rëndësishme pas triumfit 2-1 me përmbysje kundër Partizanit. “Demat” kaluan në avantazh në minutën e 11-të.

Emiliano Musta ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe festë në kampin e kuq. Partizani vazhdoi të shfaqej i rrezikshëm në pjesën e parë, por Tedi Cara ishte në ditë jo dhe nuk ia doli të mposhtë portierin Tafas, ndërkohë që Kukësi rrezikoi me një gjuajtje të kapitenit Taipi.

Pjesa e dytë nisi me rastin e Feijaos, teksa tentoi edhe Edison Ndreca. Ekipi kryeqytetas iu afrua golit të dytë, por Tedi Cara ishte në një mbrëmje jo.

Minuta e 70’ solli ndryshimin e ndeshjes. Autogol qesharak i Emiliano Mustës dhe djemtë e Longos morën zemër. Kukësi gjeti golin e fitores 13 minuta më vonë. Kombinim i bukur i Feijaos dhe Gjelbrim Taipit, me kapitenin e Kukësi që realizoi një eurogol.

Vendasit menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe tani janë ngjitur në kuotën e 27 pikëve, duke barazuar përkohësisht Tiranën në krye (bardheblutë presin Teutën në “Air Albania”, 19:45)./ SS

Abissnet Superiore, Kukësi-Partizani 2-1 (Musta (aut) 71′, Gj. Taipi 84’/ Musta 11′)

Kronika e ndeshjes:

 90′ Feijao i rrezikshëm, por Teqja pret gjuajtjen e sulmuesit brazilian.

 89′ Partizani në kërkim të golit të barazimit, por gjuajtja me kokë e Mustës pritet pa probleme nga Tafas.

 84′ Spektakël në “Loro Boriçi”. Asist me finte i Feijaos dhe supergol i Gjelbrim Taipit, i cili kalon Kukësin në avantazh.

 71′ Autogol i Emiliano Mustës, i cili nuk merret vesh me portierin Teqja dhe barazim 1-1 në “Loro Boriçi”

 66′ Partizani pranë golit të dytë. Tedi Cara lëviz bukur brenda zonës, por Tafas pret gjuajtjen e tij. Tenton edhe Rrapaj, por topi përfundon jashtë.

 59′ Krosim i Dragoshit nga e djathta, Puntus dhe Feijao nuk ia dalin të prekin topin, teksa gjuan Ndreca por goditje e pasaktë.

 49′ Kukësi i rrezikshëm, por gjuajtja e brazilianit Feijao përfundon jashtë

 41′ Rast i pastër për Partizanin. Asist i Esat Malës për Tedi Carën, por 21-vjeçari gjuan dobët dhe pret portieri Tafas

 38′ Tedi Cara del i vetëm përballë Tafas, por nuk ia del të shënojë. Arbitri anësor akordon pozicion të parregullt

 20′ Esat Mala krijon panik te Kukësi, por topi i goditur prej tij përfundon pak mbi tra.

 16′ Reagon Kukësi me anë të Gjelbrim Taipit, por goditja e kapitenit përfundon ngjitur me shtyllën e portës.

 11′ Eurogol në Shkodër. Partizani kalon në avantazh falë një goditje dënimi të Emiliano Mustës.

Kukësi (4-3-3): Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Ndreca, De Lucas, Gj. Taipi, Hila, Feijao, Basa, Gavazaj
Trajner: Diego Longo

Partizani (3-5-2): Teqja, Sota, Shehi, Sembene, A. Marku, Rrapaj, Murataj, H. Marku, Musta, Cara, Mala
Trajner: Ilir Daja

Top Channel