Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për raportin e DASH për terrorizmin në Shqipëri duke thënë se janë të angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur ose dyshuar dhe akteve të tyre.
Në reagimin e tij, Cuci thotë se do të vijojnë të mbështesin forcimin e sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit, riatdhesimin e grave dhe shpalljen e padëshiruar të kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë.
Çuçi: Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë. Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër #terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Top Channel