Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë. Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.
E mitura është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.
Policia ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive.
Top Channel