Moska për Ukrainën: Lista e propozimeve ruse për SHBA, NATO nuk është menu nga e cila mund të zgjedhësh (fotot)

17/12/2021 17:22

Lista e propozimeve të sigurisë e dorëzuar kësaj jave nga Rusia për SHBA dhe NATO-s është një marrëveshje e gjerë që nevojitet për uljen e tensioneve mes Moskës dhe bllokut ushtarak perëndimor, thanë sot diplomatët e Moskës.

“Këto dy tekste nuk janë një menu nga të cilat mund të zgjedhësh atë që preferon. Ajo janë plotësues ndaj njëra-tjetrës dhe duhet të konsiderohen si një e plotë”, tha për çështjen zv. Ministri i jashtëm rus Sergey Ryabkov.

Dy dokumentet iu dorëzuan dje Karen Donfried, asistente e departamentit amerikan të shtetit për çështjet evropiane e euroaziatike.

Ato parashtrojnë pozicionin e Rusisë mbi atë që duhet të bëhet për reduktimin e tensioneve me vendet anëtare të NATO-s, që prej disa vitresh duket se rriten për arsye të pakuptueshme.

Njëra trajton marrëdhëniet e veçanta Rusi-SHBA ndërsa tjetri për marrëdhëniet e Rusisë me të gjithë bllokun e dominuar nga Uashingtoni.

Përgjigja e NATO-s ishte vetëm pranimi i marrjes së propozimeve dhe ripërsëritja e akuzave se fajin për rritjen e tensioneve e ka Moska.

Në deklaratën e tyre thuhej se Rusia ka kryer akumulim ushtarak të konsiderueshëm e të paprovokuar në zonën kufitare me Ukrainën”, dhe se bën “provokime të rreme ndaj NATO-s dhe Ukrainës” .

Rusia thotë se NATO refuzon të pranojë shqetësimet e ligjshme të saj për sigurinë, prandaj kjo sjell vetëm përshkallëzime të rrezikshëm.

Ryabkov thkesoi: “Ne bëjmë propozime por marrim si përgjigje ultimatume, dhe me pretekstin e ultimatumeve vijojnë aktivitete të rrezikshme me pasoja në interesat topna kombëtare. Këtë nuk mund ta tolerojmë më”.

Ai shtoi se SHBA e NATO duhet të heqin dorë nga qqëndrimet akuzuese dhe të marrin seriozisht propozimet e fundit të Moskës.

Uashingtoni e NATO duhet të ndalojnë aktivitetet armiqësore kundër kombit tonë, duke përfshirë dhe manovrat ushtarake të pa-paralajmëruara me luftanije dhe avionë, si dhe të ndalojnë zhvillimet ushtarake në Ukrainë,” tha ai.

FOTO GALERI
2/4
Ato parashtrojnë pozicionin e Rusisë mbi atë që duhet të bëhet për reduktimin e tensioneve me vendet anëtare të NATO-s

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA