Ministrja Kushi në parlament: Nuk do të tolerojmë askënd që cenon mirëqenien e fëmijëve

16/12/2021 12:25

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se nuk do të lejohet askush në ambientet arsimore që cenon mirëqenien e fëmijëve.

“Së pari shumë faleminderit për shqetësimin e sjellë dhe për mundësinë që më jepni që të theksoj sot edhe një herë para jush, por edhe përpara prindërve dhe gjithë opinionit publik, se sa e rëndësishme është për ne, jo vetëm të rrisim cilësinë e arsimit, por së pari të garantojmë mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, e madje jo vetëm brenda mjediseve të shkollave por edhe jashtë tyre, kudo ku mund të paraqitet rrezik për ta.  Në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj (po citoj): “Mbi cfarë kriteresh është bërë rekrutimi dhe emërimi i Engjëllush Bregut, i dënuar me parë për “Pedofili” dhe “Ngacmim seksual”, në shkollën “22 tetori” në Berat”?

Më lejoni të theksoj që në fillim, që edhe shqetësimi ynë si ministri ka qenë shumë i lartë për këtë ngjarje, dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Unë, personalisht, e kam dënuar ashpër publikisht, që në momentin e parë emërimin me kontratë të këtij mësuesi, sepse vërtetë e besoj fort që persona të tillë nuk duhet të bëjnë qoftë edhe një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Personi është larguar menjëherë nga detyra, vetëm 4 ditë pas lidhjes së kontratës, pasi morëm edhe konfirmimin zyrtar nga gjykata për kryerjen e veprës penale, dhe nisem menjëherë një hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës, që me veprime apo mosveprime kanë lejuar punësimin e tij.

Por si ka qen ëprocedura për emërimin e këtij mësuesi? Sipas informacionit të hollësishëm, që kemi marrë nga zyra arsimore dhe drejtoria rajonale përkatëse, Engjellush Bregu, diplomur për matematikë – fizikë në Universitetin “Aleksandër  Xhuvani”, ka filluar punë si mësues qysh herët, në vitin 1980, duke vazhduar pa shkëputje punën për 23 vite.

Në vitin 2003, pas ngjarjes së ndodhur me nxënësit në shkollën 9-vjeçare Uznovë, Berat, ky mesues është proceduar penalisht dhe dënuar me 7 muaj heqje lirie nga gjykata për “Vepra të turpshme”. Por në vendimin e saj Gjykata nuk i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të profesionit, as në mënyrë të përhershme e as të përkohëshme.

Prandaj qysh në atë kohë, Drejtoria Arsimore Rajonale, duke mos disponuar asnjë vendim gjykate për heqje të të drejtës së profesionit, e as ndonje akt, udhëzim apo rregullore, ku të ndalohet një veprim i tillë e ka rikthyer mësuesin në punë pas kryerjes së dënimit, pra që nga viti 2004 e deri në vitin 2009, kur ai më pas është larguar nga arsimi me dëshirën e tij.

Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri, konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, në Portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme. Edhe së fundmi, për vitin shkollor 2021-2022, Zyra Vendore Arsimore Berat e ka emëruar mesuesin me kontratë të përkohshme në shkollën “22 Tetori” Berat.

Por, natyrisht shqetësimi ynë nuk lidhet me anën profesionale të mësuesit, sepse Zyra na ka sjellë informacion të mjaftueshëm për të justifikuar nga ana ligjore e proceduriale emërimin e tij.  Ajo që na shqeteson vërtetë është pjesa e dytë e pyesjes tuaj: “cilët janë mekanizmat që ne kemi për të garantuar mbrojtjen e nxënësve nga individë që mund të përbëjnë ende rrezik për nxënësit”.  Nisur nga zemërimi i lartë publik, plotësisht i drejtë, por edhe detyrimi që në si institucione arsimore kemi për sigurinë e fëmijëve në shkolla, vetëm pak ditë pas ngjarjes, në datë 1 dhjetor, firmosa ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurimin, për të punuar si mësues, të personave te denuar, per te cilet gjykata ka marre vendim te formes se prere, per kryerjen e nje vepre penale kundrejt te miturve, apo per kryerjen e nje vepre penale qe lidhet me institucionet arsimore. Ky vendim ka për qëllim te shmangë rrezikun që mund t’iu vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral e ligjor.

Por a shmanget plotësisht rreziku me këtë udhezim? Çfarë ndodh në rastet kur kandidatët jane dënuar vite më parë nga Gjykata për veprat e mësipërme penale, por që me kalimin e kohës rehabilitohen. Sepse edhe ne rastin konkret, dokumentacioni i dorëzuar nga mesuesi në momentin e aplikimit permban edhe dëshmine e penalitetit, ku rezulton që ai ishte “I padënuar” dhe nuk ka pasur asnje informacion tjeter zyrtar për veprën konkrete penale për të cilën ishte dënuar 18 vjet më pare. Kjo pasi Kodi Penal parashikon rehabilitim të çdo personi të dënuar, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara.

Pikerisht për këtë qëllim, kam biseduar qe diten e pare edhe me Ministrin e Drejtesise Z. Manja, per te ndermarre se bashku nje iniciative ligjore, qe disa vepra penale te renda te mos fshihen asnjehere nga deshmia e penalitetit, apo qofte edhe te gjejme nje mekanizem edhe me te forte qe te garantojme mbrojtjen dhe mireqenien e femijeve tane. Ketu madje sinqerisht jam shume e hapur te mirepres edhe sugjerimet tuaja, sepse siguria e femijeve eshte nje teme qe duhet te kaperceje cdo interes tjeter politik apo partiak.

Aktualisht ne ekipet e shkollave tona, tashme prej vitesh, kemi edhe punonjes psiko-social, edhe oficere sigurie, edhe mesues ndihmes, qe pastaj se bashku me drejtorin e shkolles dhe te gjithe mesuesit, punojne cdo dite ne kete drejtim, por nje iniciative ligjore qe e shmang totalisht rrezikun eshte e nevojshme. Dhe ne do ta ndermarrim shume shpejt bashke me kolegun Manja, sepse sic e theksova qe ne reagimin tim te pare per kete ceshtje, per ne mbrojtja e nxenesve eshte e shenjte dhe nuk do te tolerojme askend qe cenon mireqenien e tyre. E kur ta sjellim kete iniciative ligjore ketu ne parlament do te shpresoja shume qe te kemi edhe mbeshtetjen tuaj”, tha Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA