Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona.
Sipas Ballës do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.
Postimi i plotë i Taulant Ballës: Prishtinë, Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes @Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare.
Top Channel