Një copë e madhe e akullit në Antarktik, që konsiderohet kyç për rritjen e nivelit të detit në nivel global, do të mund të humbte korrën e saj të akullt për “vetëm pesë vite” paralajmërojnë shkencëtarët.
Copa e akullit e njohur si Thwaites në perëndim të Antarktikut nganjëherë njihet edhe si “akulli i apokalipsit”, për shkak të potencialit të madh që të rrit nivelin e detit në momentin që fillon të shkrihet, transmeton Telegrafi.
Akulli me sipërfaqe prej rreth 119.090 kilometra katrorë, ka një madhësi prej afërsisht sa Florida, shkruan CNBC.
Një ekip i shkencëtarëve amerikanë ka njoftuar gjatë një takimi në Unionin e Gjeofizikës në SHBA, se ka filluar formimi i çarjeve të reja në pjesën lindore të pllakës së akullt, që mban një të tretën e kësaj cope gjigante të akullit.
Pllaka që shërben si digë që ndalë këtë akull të përfundojë në Oqean, “ka filluar ta lëshojë” për shkak të ujit të nxehtë që po rrjedh nga kjo copë, kanë paralajmëruar shkencëtarët duke u bazuar në imazhet satelitore.
“Nëse pllaka e akullt lundruese copëtohet, shkrirja e Thwaites do të përshpejtohet, ku si pasojë do të mund të kishim rritje të nivelit të detit për afro 25 për qind”, kanë theksuar shkencëtarët – duke rikujtuar se një gjë e tillë mund të ndodhë “brenda pesë viteve”.
Sipas një studimi, një prej copave më të mëdha të akullit që shkrihet shpejtë në Antarktik i paraprinë me 4 për qind rritjes së nivelit të detit në vit.
Top Channel