Rama: Mbyllim sportelet e kadastrës/ Kryeministri shpjegon shërbimet që do të merren ‘online’ edhe për hipotekat

14/12/2021 15:17

Kryeministri Edi Rama e quajti kthimin e ligjit të bashkëqeverisjes nga presidenti Ilir Meta si absurd. 

Megjithatë inkurajojë qytetarët e Beratit të përdorin përmes celularit mbi 1000 shërbime shtetërore të cilat tashmë nuk është nevoja ti marrin nga sportelet.

“Për shërbimin e kadastrës, sot nuk është e nevojshme të shkohet në sportel për aplikimin. Kadastra detyrim të njoftojë për tërheqjen e dokumenteve. Me mbylljen e sportelit të kadastrës qytetarët do ta marrin dokumentin përmes postës. Transformim epokal”, tha Rama.

Brenda këtij mandati theksoi kryeministri, i  lirojmë qytetarët nga stresi kadastrës për një rreth shërbimi të mbyllur dhe marrjen e titullit të pronësisë online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA