Teuta-Kukësi/ Kampionët duan vazhdimësinë, ekipi i Longos tenton rikthimin te fitorja

13/12/2021 12:46

Përveç derbit Partizani-Dinamo, ditën e sotme luhet edhe Teuta-Kukësi, një sfidë interesante dhe e luftuar e Abissnet Superiores.

Kampionët në fuqi arritën fitoren e parë me Renato Arapin në stol javën e kaluar dhe ndaj verilindorëve synojnë vazhdimësinë.

Ekipi i Diego Longos kërkon të reagojë pas humbjes me Laçin dhe fitorja shihet si alternativa e vetme ndaj ekipit bregdetar. Kukësit i është bashkuar Vllaznia në vend të dytë (23 pikë) dhe sot parashikohet një duel i fortë.

Të dy skuadrat do të ndeshen mes tyre në “Elbasan Arena”, duke nisur prej orës 16:45, teksa takimi do të transmetohet live në Supersport 3. Gjashtë pikë është diferenca mes dy ekipeve në renditje, teksa përballja e fazës së parë prodhoi emocione dhe shumë gola.

Teuta fitoi 2-3, me të pestë golat që u realizuan në 45 minutat e para.  Tre ndeshjet e fundit në kampionat mes këtyre dy ekipeve, me Teutën si ekip pritës, kanë përfunduar në barazim, ndërsa Kukësin nuk fiton në transfertë ndaj skuadrës bregdetare prej shtatorit të vitit 2018, me Reginaldon që i dhuronte ekipit mik triumfin 0-1.

Top Channel