“Të sugjeroj që…”/ Përse Mikela kërkon të ‘heq qafe’ vajzën e re?

13/12/2021 20:55

Mrëmjen e sotme, kastit të konkurrenteve në “Për’puthen” iu bashkua edhe një tjetër vajzë. Ajo është Alesja, e cila në një takim të mëparshëm të errët, kishte zgjedhur Erjonin, si djalin e parë, për të cilin ajo ka edhe pëlqim.

E pyetur nga djemtë se cili është djali i dytë që ajo pëlqen, Alesja u shpreh se ai është Albi. Nuk vonoi shumë edhe ndërhyrja e Mikelës, e cila e orientoi konkurrenten e re që të shihte Albin se ishte shumë djalë i mirë.

Kjo nga Bora u interpretua sikur Mikela po nxitonte që ‘t’a hiqte qafe’ në mënyrë që ajo të mos kishte fare takime me Erjonin.

Albi: Përveç një preference që e pam që ishte Erjoni, dua të di ndonjë preferencë tjetër ke?

Mikela: Aaaa, prandaj s’po bëni pyetje ju…

Alesja: Po.

Albi: Mund ta thuash?

Alesja: Çuni i dytë është Albi.

Mikela: E more përgjigjen që doje more Albi e more. Albi është shumë djalë i mirë të sugjeroj të fokusohesh te Albi.

Alesja: Të falenderoj për sugjerimin.

Bora: Mikela do ta heqësh qafe direkt ëëë…

Mikela: Po Albi është shumë djalë i mirë unë të vërtetën i thash.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA