Statistika e jashtëzakonshme, Lewandowskit nuk i ndodhte prej 15 muajsh

13/12/2021 11:02

Robert Lewandowski është një makineri golash, por në dy ndeshjet e fundit me Bayern Munchen nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës.

Kampionët e Gjermanisë fituan 2-1 me përmbysje ndaj Mainz të shtunën, teksa në mesjavë mposhtën 3-0 Barcelonën në Champions.

Lewadowski nuk ka shënuar në asnjë nga këto takime, dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ishin ndeshjet ndaj Dortmundit në Superkupën e Gjermanisë dhe në kampionat kundër Hoffenheim, me 33-vjeçarin që nuk ia dilte të ndëshkonte kundërshtarët.

Bomberi polak ka statistika të frikshme dhe rendiment të jashtëzakonshëm, por pas më shumë se një viti nuk gjen rrugën e rrjetës në dy ndeshje radhazi me Bayern Munchen./supersport/

Top Channel