Shqiptarët rrihen në mes të Zvicrës, përleshja me 100 vetë

13/12/2021 17:25

Qyteti zviceran i Bazelit, sipas mediave në Kosovë është kthyer në fushëbetejën e 100 personave që janë rrahur me njëri-tjetrin. Në mesin e tyre, kishte edhe shqiptarë.

Një i ri tha për gazetën  “Blick” se disa nga personat e përfshirë në sherrin masiv kanë përdorur thika e shkopinj bejsbolli.

Policia zvicerane thotë se rrahja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje të ashpra fizike.

Përleshja ishte zhvendosur nga Eishalle në stacionin e trenit. në momentin që në zonë mbërriti policia, personat e përfshirë janë larguar me në drejtime të ndryshme.

Nga informacionet që kemi, bëhet fjalë për grupe të rinjsh që identifikohen me rajonin Thierstein SO dhe me atë Laufental BL”, thuhet në deklaratën e forcave të rendit.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve të ngjarjes, ndërsa thotë së ende nuk dihen arsyet që sollën përplasjen mes dy grupeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA