Deklarata e Ritvanës irriton Mikelën/ I ngre zërin Erjonit dhe i kërkon llogari

11/12/2021 22:38

Mikela nuk i ka kursyer skenat e xhelozisë kundrejt Erjonit. Ata duket se janë një ndër çiftet që së shpejti mund t’i shohim edhe të deklaruar për njëjti-tjetrin.

Por ardhja e Ritvanës sot në studio, duket se i trazoi pak ujërat mes tyre. Një fjalë e Ritvanës thënë Erjonit se mes tyre ka pasur diçka më shumë, ka irrituar tepër Mikelën.

Ajo ka filluar t’i kërkojë llogari Erjonit për deklaratën e Ritvanës.

Mikela: Në moment që unë të them ty ka pasur më shumë do të thotë që unë të kam puthur, unë kam ndejtur me ty, apo kam bërë gjëra të tjera. Ka mundësi të më shohësh mua në sy dhe të më thuash se çfarë ka ndodhur mes ju të dyve?

Erjoni: Asgjë s’ka ndodhur.

Mikela: Je i sigurtë se në momentinqë ajo flet me aq siguri…

Erjoni: Ajo nuk flet me siguri. Ajo po i lë gjërat pezull.

Ndërkohë gjatë këtij diskutimi Ritvana kërkoi të largohej.

FOTO GALERI
9/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA