Personi në foto është biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në Saxhak të Kurbinit.

Mësohet se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po udhëtonte me makinë në momentin që u qëllua për vdekje.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel duket makina tip ‘Audi’ me të cilën po udhëtonte biznesmeni, babai i tre fëmijëve, e cila është bërë “shoshë” nga plumbat e kallashnikovit.

Autorët mësohet se e kanë ruajtur dhe ndjekur objektivin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Viktima rezulton si një ish i burgosur në burgun e Shënkollit. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 3 persona të dyshuar të përfshirë në atentatin e bërë ndaj biznesmenit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tyre.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA